Kinë, shërbimet e internetit ruajnë rritjen me gjithë epideminë

2020-04-07 10:11:16 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i internetit i Kinës vijoi të zhvillohet në dy muajt e parë të këtij viti.

Rritja u nxit nga kërkesa e madhe për produkte të punës dhe arsimit në internet gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Të ardhurat e sektorit të internetit arritën mbi 130 miliardë juanë në janar e shkurt, 4.5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme.

Shërbimet e informacionit, me 96 miliardë juanë, zunë më shumë se 70 % të vëllimit të përgjithshëm.

Ndërsa kompanitë që ofrojnë shërbime në platformat në internet siguruan 23 miliardë të ardhura, me një rritje 10 %.

Megjithatë, fitimet e sektorit shënuan një vlerë 9.5 miliardë juanë, rreth 20 % më pak në krahasim me vitin 2019.

Sektori i internetit është kthyer në një ndër përbërësit kyçë të "ekonomisë së re" të Kinës, teksa teknologjia dhe konsumi po shndërrohen në motorët e rinj të rritjes ekonomike.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore