Kina forcon kontrollin e kufirit tokësor për të parandaluar infektimet nga jashtë

2020-04-07 09:58:18 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë thonë se Kina ka rritur masat për të parandaluar rastet e koronavirusit të ri nga jashtë vendit.

Liu Haitao nga Administrata Kombëtare të Emigracionit thotë se Kina përballet me një rrezik të lartë të rasteve nga jashtë, pasi ka një kufi tokësor 22 000 km me 91 pika hyrjeje.

"Do të godasim emigracionin e paligjshëm dhe do të riatdhesojmë menjëherë emigrantët e ndaluar sipas ligjit, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e zonave kufitare," tha Liu.

Ai shtoi se masat e kontrollit kufitar kanë arritur rezultate, duke sjellë një rënie të madhe të numrit ditor të kalimit të kufirit.

Han Guangzu nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës thotë se masat e vendit për të frenuar rastet nga jashtë përmes fluturimeve ndërkombëtare gjithashtu kanë arritur rezultate:

"Deri më 5 prill kemi ripërcaktuar rrugët e 112 fluturimeve hyrëse dhe kemi transferuar 25 700 veta në pika vëzhgimi. Ata kanë ardhur nga 18 vende të huaja."

Përveç kësaj, lidhur me rastet nga jashtë, zv.drejtori i Drejtorisë së Kontrollit Shëndetësor të Administratës së Përgjithshme Doganore Song Yueqian vuri në dukje se pjesa dërrmuese e njerëzve që kalojnë kufirin zbatojnë rregullat e doganës, por ka edhe një pjesë të vogël që nuk tregojnë të vërtetën kur mbushin formularin e gjendjes shëndetësore. Song tha se Dogana do të marrë masa të ndryshme për të forcuar ndëshkimin ndaj këtyre rasteve, si përfshirja e tyre në "listën e zezë" të emrave të njerëzve të pabesueshëm, dhe do të bëjë kontrollin e të gjitha bagazheve të tyre dhe një kontroll serioz ndaj shoqëruesve të tyre.

Si pjesë e përpjekjeve për të ulur rrezikun e virusit në kryeqytet, Kina vendosi në fund të marsit të zhvendosë të gjitha fluturimet ndërkombëtare në aeroportet jashtë Pekinit, në 12 qytete të tjera të përcaktuara. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore