CMG-ja: Kina nuk është fajtore e shtimit të rasteve me COVID-19 në botë

2020-04-07 21:32:33 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Sipas njoftimeve të medias britanike, ditët e fundit, Shoqëria "Henry Jackson" me seli në Londër bëri një raport ku e dënoi Kinën për fshehjen e informacionit të gjendjes epidemike dhe u shpreh se Kina shkeli "Rregulloren ndërkombëtare të shëndetësisë" dhe mban përgjegjësinë për përhapjen e COVID-19 prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë dëmshpërblim nga Kina.

Kjo thënie është krejt absurde. Kina ka dhënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar vijën e parë mbrojtëse globale nga epidemia dhe ka publikuar në kohë informacione lidhur me gjendjen epidemike duke ndarë pa rezerva përvojën e parandalimit e të kontrollit dhe të mjekimit. Këto janë faktet që pranohen gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Fajësimi i Kinës është i paarsyeshëm dhe i pamoralshëm.

Epidemia i kërcënon të gjithë. Në historinë e njerëzimit, nuk ka asnjë rast të kërkimit të dëmshpërblimit për shkak të ndonjë incidenti publik shëndetësor, sepse kjo do të nxisë urrejtjen ndaj një kombi në botë. "Kërkimi i dëmshpërblimit të Kinës" është në fakt një veprim racist dhe ka prishur moralin.

Drejtori i Institutit të Kinës të Universitetit "King" të Londrës Kerry Brown u shpreh se Shoqëria "Henry Jackson" është një organizatë e njohur e krahut të djathtë. Disa studiues britanikë të ekstremit të djathtë me Shoqërinë "Henry Jackson" si përfaqësi, nisen nga interesat politike dhe paragjykimet ideologjike dhe kërkojnë pandërprerë dëmshpërblime. Njëkohësisht disa politikanë britanikë të krahut të djathtë i përkrahin fshehurazi ose hapur këta studiues të krahut të djathtë për të kërkuar "dash për kurban" për përballimin e çrregullt të qeverisë.

Në fund të marsit, ministri i zyrës së kabinetit të Britanisë Michael Gove tha për mediat se megjithëse Kina ka raportuar në kohë rastin e parë të sëmundjes, nuk ka thënë qartë tiparin e virusit. Këtu Gove ka lënë pas dore një fakt, për një virus krejt të ri, nevojitet kohë për vlerësimin e tiparit të virusit.

Me përhapjen e COVID-19 në mbarë botën faji në fakt duhet kërkuar tek individët e pamoralshëm. (CMG).

Mrekulli
Lajmet Kryesore