Specialisti kinez: Qëndroni vigjilentë ndaj transportuesve asimptomatikë

2020-04-07 20:03:44 CRI Komenti juaj Printoni

Pacientët asimptomatikë rezultojnë pozitiv në testimet për koronavirusin, por nuk shfaqin simptoma.

Shumica e tyre kanë një sistem të fortë imunitar për ta mposhtur virusin. Në Kinë, këtyre pacientëve u kërkohet një vetëkarantinim 14-ditor.

Pas kësaj, disa dalin negativ në teste dhe shërohen, ndërsa të tjerët mund ta mbartin virusin dhe ta transmetojnë atë.

Liu Zhengyin është specialist i sëmundjes infektive në një nga spitalet e Pekinit. Ai sugjeron që njerëzit t'i kushtojnë vëmendje rrezikut të prekjes nga koronavirusi nga transportuesit asimptomatikë.

"Transportuesit asimptomatikë të diagnostikuar janë zbuluar të gjithë në procese pasive. Ata nuk kërkuan të testoheshin. Shumë prej tyre nuk iu kushtua shumë vëmendje në praktikën tonë klinike sepse ata nuk kanë simptoma. Sidoqoftë, për shkak se ata mbartin virusin, janë infektues, kështu që duhet të jemi vigjilentë".

Kina ka nisur të përfshijë numrin e pacientëve asimptomatikë në përditësimet e saj të koronavirusit nga ky muaj.

Deri tani, janë zbuluar mbi njëmijë raste të tilla dhe shifrat janë në rritje.

Kjo ka shtuar ankthin në mesin e qytetarëve pasi është i vështirë zbulimi i transportuesve asimptomatikë dhe epidemia mund të përkeqësohet përsëri.

Ndërsa rithekson rëndësinë e distancimit social, eksperti Liu Zhengyin tha se nuk duhet të ketë reagim të tepruar mbi gjendjen.

"Me aq sa dimë, numri i personave të tillë të infektuar është relativisht i ulët dhe nga studimet tona klinike të epidemiologjisë numri i tyre nuk ka gjasa të rritet." (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore