Pjesa kontinentale e Kinës raporton shtim zero të rasteve të brendshme me COVID-19

2020-04-07 18:55:52 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, pjesa kontinentale e Kinës nuk raportoi asnjë rast të ri të brendshëm me koronavirus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se të gjitha 32 rastet e reja të konfirmuara ishin të importuara. Numri i përgjithshëm i rasteve të importuara me COVID-19 në pjesën kontinentale të Kinës ka arritur në 983. Gjithashtu u raportuan 12 raste të reja të dyshuara, të gjitha të importuara. Të hënën dolën nga spitali 89 vetë të shëruar, ndërkohë numri i rasteve të rënda ka rënë në 211. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore