Hubei merr masa të ndryshme për të mbështetur rifillimin e biznesit

2020-04-07 18:52:32 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet në provincën Hubei kanë ndërmarrë masa të ndryshme për të mbështetur rifillimin e biznesit në drejtim të financimit dhe furnizimit me materiale.

Qeveria e qarkut Huangpi zhvilloi një konferencë ku morën pjesë zyrtarë, banka lokale dhe ndërmarrje për të siguruar mbështetje fondesh për kompanitë në nevojë.

Peng Heng është menaxher i përgjithshëm i një fabrike lokale mielli.

"Ne shpresojmë të paguajmë rritjen e kostos së prodhimit gjatë pandemisë me fondet e mbledhura në konferencë. Po ashtu, ne do të dyfishojmë kapacitetin e prodhimit me ndihmën e politikave të qeverisë."

Bankat lokale janë zotuar të japin 50 miliardë juanë kredi për bizneset.

Wang Zhiyong nga qeveria e provincës Hubei tha se po punohet për zgjidhjen e mungesave materiale me të cilat përballen disa projekte të infrastrukturës.

"Divizionet e departamentit tonë do të mbajnë komunikim të drejtpërdrejtë me bizneset e mëdha dhe ato me probleme për t'u njohur me kërkesat dhe sugjerimet e tyre."

Deri tani, mbi 90 për qind e projekteve të strehimit dhe ato inxhinierike në provincën Hubei kanë rifilluar punën. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore