Kina dërgon ekip mjekësor për të mbështetur luftën e Filipineve kundër COVID-19

2020-04-06 10:33:03 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekip prej 12 ekspertësh mjekësorë të dërguar nga Kina mbërritën në Manila të dielën pasdite, për të ndihmuar Filipinet kundër shpërthimit të COVID-19.

Ekspertët janë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë kujdesin respirator dhe intensiv, kontrollimin e infeksioneve spitalore, infermierinë, integrimin e mjekësisë tradicionale kineze dhe perëndimore, si dhe testimin mikrobiologjik.

Weng Shangeng, kreu i ekipit, tha:

"Detyrat tona kryesore janë së pari, shkëmbimi i përvojës sonë kundër epidemisë me mjekët dhe institucionet e Filipineve, dhe së dyti, ofrimi i shërbimit për stafin e institucioneve kineze, si dhe studentët kinezë dhe kinezët në Filipine."

Ekipi solli me vete pajisje të ndihmës urgjente mjekësore, duke përfshirë 30 ventilatorë, 5 mijë veshje mbrojtëse, 300 mijë maska mjekësore, 30 mijë maska N95 dhe 5 mijë mbulesa mbrojtëse të fytyrës.

Ky është ekipi i dytë që Kina ka dërguar në vendet e ASEAN-it gjatë pandemisë së COVID-19.

Ekspertët do të qëndrojnë në Filipine për 15 ditë, deri më 19 prill. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore