Kina thekson rëndësinë e ruajtjes së nivelit të kontrollit të epidemisë

2020-04-06 10:26:11 CRI Komenti juaj Printoni

Deri tani, numri i rasteve të infektimit nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur mbi 1 milion. Lidhur me këtë, zëdhënësi i autoriteteve shëndetësore kineze Mi Feng theksoi në një konferencë shtypi të organizuar të dielën në Pekin se duhet të ruhet niveli i kontrollit të epidemisë para presioneve që rastet e infektimit nga jashtë u sjellin qyteteve pritëse të Kinës lidhur me parandalimin, mjekimin dhe testimin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se deri të shtunën, numri i rasteve kritike në Kinë u ul nën 300, gjë që tregon efektet e dukshme të mjekimit. Sipas tij, ekipet mjekësore kombëtare që ende qëndrojnë në Wuhan, po vazhdojnë praktikën e terapive specifike për secilin patient të sëmurë rëndë, në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore