Pandemia e COVID-19 godet rëndë bizneset e vogla në ShBA

2020-04-06 09:50:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë e vogla në disa shtete amerikane janë prekur për shkak të mbylljes së të gjitha bizneseve jo thelbësore.

Mark Kirwan-i e mbylli barin e tij pasi epidemia e koronavirusit u përhap në ShBA, por sidoqoftë po ofron shërbimin e marrjes së ushqimit me vete.

Ai thotë se të ardhurat e tij kanë marrë një goditje serioze:

"Ne kishim një porosi për dërgim dhe rreth katër porosi për marrje. Kjo nuk mund të mbulojë as gazin ose energjinë elektrike që duhen vetëm për ta mbajtur barin të hapur."

Kompanitë e të gjitha madhësive po përballen me një krizë të menjëhershme financiare. Por për pronarët e bizneseve të vogla, përballja me këto sfida mund të jetë dërrmuese.

Kryezyrtari i Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël Todd Mccracken thotë:

"Pronarët duhet të kuptojnë se si mund të marrin një kredi, cilat janë rregulloret e reja nga qyteti ose shteti, si t'i trajtojnë punonjësit e tyre, çfarë t'u thonë atyre, si mund të gjejnë kohë për vete, si të mendojnë për drejtimin e ardhshëm të biznesit të tyre. Duhet të shkojnë në takime, t'u përgjigjen telefonatave. Ata thjesht nuk mund t'i bëjnë dot të gjitha."

Sipas Administratës së Biznesit të Vogël të ShBA-së, bizneset me më pak se 500 të punësuar përfaqësojnë mbi 99 për qind të të gjitha bizneseve amerikane.

Ekonomistët thonë se ndikimi i koronavirusit mund të çojnë në rënien më të madhe ekonomike në historinë e ShBA-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore