Trenat e mallrave Kinë-Europë, më shumë udhëtime për transportin e materialeve kundër epidemisë

2020-04-06 21:14:58 CRI Komenti juaj Printoni

Trenat e mallrave midis Kinës dhe Europës kanë kryer më shumë udhëtime me vëllim të shtuar të mallrave në tremujorin e parë të këtij viti, si një mjet i rëndësishëm i transportit ndërkombëtar për furnizimet për kontrollin e epidemisë gjatë pandemisë së COVID-19.

Në tremujorin e parë të këtij viti, trenat e mallrave Kinë-Europë realizuan 1941 udhëtime dhe transportuan mallrat prej 174 mijë TEU, me një rritje përkatësisht prej 15% dhe 18% në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Grupi Kombëtar i Hekurudhës i Kinës.

Trenat e mallrave realizuan 809 udhëtime dhe transportuan 73 mijë TEU në mars, duke shënuar rekord për vëllimin e një muaji.

Grupi theksoi se trenat e mallrave funksionojnë në segmente dhe nuk kanë të bëjnë me karantinën e personave, prandaj ato janë bërë një kanal i rëndësishëm i logjistikës për të siguar tregtinë normale midis Kinës dhe Europës si dhe transportin e furnizmeve për kontrollin e epidemisë.

Nga 21 marsi, kur u nis treni i parë për transportin e materialeve për kontrollin e epidemisë deri në fund të marsit, trenat e mallrave midis Kinës dhe Europës dërguan në Europë 333,800 njësi furnizimesh, me peshë të përgjithshme 494 tonë.

Pjesa dërrmuese e udhëtimeve ishte drejt Italisë, Gjermanisë, Spanjës, Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Holandës.

Qysh nga vitit 2001, shërbimet hekurudhore midis Kinës dhe Europës janë konsideruar si një pjesë kryesore e nismës "Një brez, një rrugë", në nxitjen e tregtisë dypalëshe. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore