Kissinger paralajmëron për pasojat e COVID-19

2020-04-06 19:19:32 CRI Komenti juaj Printoni
Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger lëshoi një paralajmërim të fortë se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas pandemisë së koronavirusit dhe dështimi për të zgjidhur krizën mund t'i "vërë zjarrin botës".

Në një shkrim në "Wall Street Journal", ish-sekretari paralajmëroi se pandemia do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror.

Ai pranoi mangësitë e ShBA-së në menaxhimin e koronavirusit, duke theksuar se sprova më e madhe me të cilën përballet administrata e Trump-it është ndalimi i përhapjes sa më shpejt që të jetë e mundur për të rifituar besimin e popullit amerikan. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore