CMG-ja: ShBA-ja s'mund të shembë themelet e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër epidemisë

2020-04-05 11:11:57 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse rishikon masat e politikanëve amerikanë kundër epidemisë, vëren se në fillim ata nuk i kushtuan rëndësi, pastaj testimi ishte shumë i ngdalshëm, ndërkohë që nuk u parandalua dhe nuk u kontrollua përhapja në komunitet, me shpresën se virusi do të zhdukej automatikisht. Kështu, deri më 4 prill, numri i rasteve të konfirmuara të infektimit nga koronavirusi në ShBA i kaloi 270 mijët. Kjo tregon pafuqinë e ShBA-së kundër epidemisë së koronavirusit, thotë CMG-ja në një koment.

Përballë shkallëzimit të epidemisë, politikanët amerikanë nuk rishikojnë politikat joefektive të tyre, po hedhin baltë ndaj Kinës për të shkarkuar përgjegjësinë. As politikanët e arsyeshëm amerikanë nuk i pranojnë këto veprime. Ish-këshilltarja për sigurinë kombëtare e ShBA-së Susan Rice u shpreh se virusi nuk ka flamurin e ndonjë vendi dhe se kjo nuk duhet të jetë ajo që bëjnë liderët amerikanë, sidomos në kohë krize.

Në komentin e CMG-së vihet në dukje se ShBA-ja është vendi më i fuqishëm në botën e tanishme. Përballë epidemisë së koronavirusit të ri, ShBA-ja duhet të mbajë përgjegjësinë e vet dhe të bashkëpunojë me vende të ndryshme. Por në fakt, ShBA-ja e shkarkon përgjegjësinë nga vetja dhe kërkon një kokë turku për të fshehur gabimet e saj. Autori i librit "Një histori e shkurtër e njerëzimit" Yuval Noah Harari tha se asnjë njeri nuk ndjek një lider që nuk mban përgjegjësi, që nuk njeh gabimet, që i merr të gjitha meritat për vete dhe të gjitha përgjegjësitë ua kalon të tjerëve.

Për të fituar në luftën kundër epidemisë, Kina zbaton konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe ka dhënë ndihmë për vende të ndryshme. Deri në fund të marsit, qeveria kineze ka ofruar ndihmë materiale si maska, veshje mbrojtëse, kuti testimi, ventilatorë etj. për 120 vende dhe 4 organizata ndërkombëtare. Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare tha se eksporti i materialeve mjekësore i dha botës dritën e shpresës kundër epidemisë.

Po sipas fjalëve të Yuval Noah Hararit, nëse bashkohemi, do të fitojmë jo vetëm luftën kundër koronavirusit, por edhe kundër epidemive të ardhshme dhe krizave që mund të ndodhin në shekullin e 21-të. Në komentin e CMG-së shprehet shpresa se politikanët amerikanë do t'i dëgjojnë këto këshilla dhe do të heqin dorë nga paragjykimet, do të ndalojnë fjalët e papërgjegjshme dhe do t'i përqendrojnë forcat në luftën kundër epidemisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore