CMG-ja: Sakrifica e popullit kinez s'mund të durojë shpifjet e politikanëve amerikanë

2020-04-05 10:52:12 CRI Komenti juaj Printoni

4 prilli është Qingming, festa tradicionale kineze për të përkujtuar të vdekurit. Sivjet në këtë ditë, Kina organizoi aktivitetin e homazhit për të shprehur ngushëllime të thella për dëshmorët që u sakrifikuan në betejën kundër epidemisë së koronavirusit dhe bashkatdhetarët që vdiqën nga kjo epidemi. Kjo është hera e parë që Kina zhvillon aktivitetin e homazhit në mbarë vendin për një çështje të madhe të shëndetit publik.

Në një koment të saj, CMG-ja thekson se në dy muajt e kaluar, Kina ka luftuar kundër epidemisë së rëndë dhe ka arritur rezultate fazore në fushën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, duke ndërtuar murin e parë të mbrojtjes për botën dhe duke i dhënë botës kohë. Për këtë, Kina ka paguar një kosto të lartë dhe ka bërë shumë sakrifica.

Sipas modelit të të dhënave të ofruar nga specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me masat e marra për kontrollin e lëvizjes së njerëzve nga Kina, shpejtësia e përhapjes së epidemisë u ngadalësua dy deri tre javë. Këshilltari i lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OBSh-së, dr. Bruce Aylward, tha: "Duhet të pranojmë se populli në Wuhan kanë dhënë kontribut dhe se bota i ka borxh popullit të Wuhan-it."

Në komentin e CMG-së vihet në dukje se është indinjuese që një pjesë e politikanëve perëndimorë, për përfitime vetjake dhe me paragjykim, nuk përfillën paralajmërimet e njoftimet nga Kina, dhe kanë hedhur baltë ndaj Kinës. Kur Kina bllokoi përkohësisht Wuhan-in në fund të janarit, politikanët e mediat e Perëndimit spekuluan me temën e të drejtave të njeriut dhe nuk reaguan për informacionet e dhëna nga Kina mbi epideminë, duke humbur kohën e dhënë nga sakrificat e popullit kinez. Kur vendet europiane morën masa parandalimi dhe kontrolli si Kina, gazeta "New York Times" përdori "standardin e dyfishtë". Ndërsa epidemia u përhap në shumë vende, një pjesë e politikanëve perëndimorë kanë hedhur baltë ndaj Kinës për të fshehur gabimet e tyre të administrimit të gjendjes.

Ditët e fundit, në një intervistë me CNN-in, zv.presidenti amerikan Mike Pence e hoqi përgjegjësinë nga ShBA-ja, duke thënë se ngadalësimi i përballimit të epidemisë është për arsye të Kinës. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u orvat të përfshijë emërtimin "virusi i Wuhan-it" në deklaratën e mbledhjes së ministrave të jashtëm të G7-s dhe tha se Kina ka dhënë informacione false mbi epideminë. Por gënjeshtrat mbeten gënjeshtra. Në konferencën e shtypit të organizuar më 1 prill, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Michael J. Ryan hodhi poshtë akuzat për mostransparencën e të dhënave të Kinës.

Në fakt, Kina gjithmonë zbaton parimet e hapjes, transparencës dhe përgjegjësisë. Kina zhvillon bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë ShBA-në. Lideri më i lartë i Kinës ka zhvilluar bisedime telefonike me liderë të shumë vendeve mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Ai edhe paraqiti propozimet në samitin e posaçëm të liderëve të G20-s për përballimin e koronavirusit të ri. Kina ka shpallur se do të ofrojë ndihmë urgjente për mbi 80 vende dhe organizata botërore dhe ka dërguar grupe dhe ekspertë mjekësorë në shumë vende. Protokollet e diagnostikimit dhe trajtimit Kina ua ka dhënë 180 vendeve dhe mbi 10 organizatave ndërkombëtare e rajonale.

Në komentin e CMG-së thuhet se qëllimi i Kinës është shumë i thjeshtë, që të bëhen përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë. Sepse Kina e di që virusi nuk ka kufi dhe se njerëzimi është një bashkësi e fateve të përbashkëta dhe ndihma për të tjerët është edhe ndihmë për veten. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore