Kina rithekson kontrollin e rreptë të cilësisë mbi eksportet e furnizimeve mjekësore

2020-04-03 19:12:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka ritheksuar kontrollin e rreptë për cilësinë e eksporteve të furnizimeve mjekësore për t'i ardhur sa më mirë në ndihmë betejës botërore kundër sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi Ministria e Tregtisë.

Kina gjithmonë i ka kushtuar vëmendje të madhe cilësisë dhe sigurisë së furnizimeve mjekësore dhe ka ushtruar një menaxhim të rreptë mbi produktet përkatëse, sipas deklaratës së Ministrisë së Tregtisë në faqen e saj të internetit, duke u zotuar të bëjë hetime të kujdesshme dhe ndëshkime të ashpra nëse ndodhin probleme me cilësinë e eksporteve të furnizimeve mjekësore.

Për të forcuar kontrollin e cilësisë, Kina u ka kërkuar eksportuesve të produkteve mjekësore, përfshi kitet e testimit të COVID-19, maska mjekësore, veshje mbrojtëse mjekësore, ventilatorët dhe termometrat me rreze infra të kuqe për të siguruar dokumentacionin shtesë në doganë.

Prej të mërkurës, eksportuesit e këtyre produkteve duhet të deklarojnë se produktet e tyre janë regjistruar zyrtarisht në Kinë dhe plotësojnë standardet e kontrollit të cilësisë së destinacioneve përkatëse të eksportit, sipas një njoftimi të Ministrisë.

Kina gjithashtu shpreson që blerësit e huaj të produkteve mjekësore të porosisin nga furnitorët e certifikuar dhe të verifikojnë cilësinë e produkteve përpara përdorimit, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Regjistrimi dhe informacioni i miratimit të produkteve mjekësore mund të merren nga faqja e internetit e Administratës Kombëtare të Produkteve Mjekësore.

Prej 1 marsit, Kina ka eksportuar rreth 2.77 miliardë artikuj kryesore mjekësore për kontrollin dhe parandalim të epidemisë, me vlerë rreth 887.53 milionë dollarë amerikanë, sipas Ministrisë së Tregtisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore