Kina do të mbajë zi për viktimat e COVID-19 më 4 prill

2020-04-03 11:17:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të mbajë një ditë zie kombëtare të shtunën për dëshmorët që vdiqën në betejën kundër shpërthimit të koronavirusit të ri dhe bashkatdhetarëve që vdiqën nga sëmundja.

Gjatë përkujtimit, flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmështizë në të gjithë vendin dhe në të gjitha ambasadat dhe konsullatat kineze jashtë vendit.

Veprimtaritë zbavitëse publike do të pezullohen në të gjithë vendin.

Në orën 10 të mëngjesit të së shtunës, kinezët në mbarë vendin do të mbajnë tre minuta heshtje për të vdekurit.

Sirena të sulmeve ajrore dhe boritë e automjeteve, trenave dhe anijeve do të bien për të shprehur pikëllimin për të vdekurit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore