BE-ja, 100 miliardë euro për të trajtuar papunësinë nga pandemia

2020-04-03 11:05:30 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Evropian ka hartuar një program të ri kredish me vlerë deri në 100 miliardë euro për të përballuar papunësinë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Programi, i quajtur Mbështetje për të Zbutur Rreziqet e Papunësisë në një Emergjencë (SURE), do të ofrojë ndihmë financiare nëpërmjet një skeme kredie për të 27 vendet anëtare.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehet:

"SURE është një mbështetje pune afatshkurtër nga Evropa. Ajo mund të zbutë efektet e recesionit, t'i mbajë njerëzit në punë dhe të mundësojë që kompanitë të kthehen në treg me energji të përtërirë. Komisioni do të sigurojë kredi për vendet anëtare që kanë nevojë për të forcuar skemat e tyre të punës afatshkurtër".

Mrekulli
Lajmet Kryesore