Trump-i përdor PDA-në për të siguruar furnizimin e mjaftueshëm me ventilatorë kundër COVID-19

2020-04-03 11:02:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një urdhër mbështetur në Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes (PDA), për të siguruar që kompanitë private të prodhojnë sa më shumë ventilatorë që i nevojiten vendit gjatë pandemisë COVID-19.

Trump-i thotë se urdhri do të heqë "pengesat në zinxhirin e furnizimit që kërcënojnë prodhimin e shpejtë të ventilatorëve".

Direktiva pason memorandumin presidencial që Trump-i nënshkroi javën e kaluar dhe që e autorizon sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar "për të përdorur të gjithë autoritetin sipas Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes për të kërkuar që 'General Motors' të pranojë, të zbatojë dhe t'u japë përparësi kontratave federale për ventilatorët".

Të martën, Trump-i tha se administrata ka gati 10 000 ventilatorë rezervë dhe se pajisjet do të dërgohen në javët e ardhshme në vendet që përballen me situatën më të vështirë.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore