2020-04-02 11:41:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qyteti Shenzhen i Kinës Jugore ka rifilluar të gjithë ndërtimin e metrosë, ndërsa përmasat e epidemisë së koronavirusit të ri janë ulur.
Grupi i Metrosë së Shenzhen-it thotë se deri në fund të marsit mbi 57 mijë veta kanë marrë pjesë në ndërtimin e 14 linjave të metrosë.
Deri më tani, numri i stafit të menaxhimit dhe punëtorëve të ndërtimit të metrosë në Shenzhen e ka tejkaluar nivelin e dhjetorit të vitit të kaluar.
Shenzhen-i pritet të fillojë funksionimin e 6 linjave të reja të metrosë këtë vit, duke e shtuar me gati 100 kilometra gjatësinë e përgjithshme të metrosë.
Shifra pritet t'i kalojë 400 kilometrat sivjet.