Qyteti kinez jep kuponë elektronikë për të rritur konsumin e goditur nga epidemia

2020-04-02 10:48:12 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti kinez Foshan po shpërndan kuponë elektronikë për të rritur konsumin.

Masa pason programe të ngjashme të nisura nga disa qytete të tjera kineze për të ndihmuar ekonominë e goditur nga COVID-19.

Banorët vendorë dhe turistët mund t'i marrin kuponët në shërbimin e pagesës në internet të "Alibaba"-s, "Alipay", ose në një platformë zyrtare aplikimi.

Ata do të gëzojnë të drejtën për zbritje kur bëjnë pagesa në dyqanet fizike.

Kuponët elektronikë me vlerë 100 milionë juanë do të shpërndahen në katër raunde.

Në fillim të marsit, autoritetet kineze publikuan një udhëzues që synon rritjen e konsumit dhe nxirjen e potencialit të tregut të brendshëm, për të zbutur goditjen nga epidemia mbi veprimtarinë ekonomike.

Një numër qytetesh kineze i janë përgjigjur thirrjes, duke nxjerrë programe kuponësh, përfshirë Ningbo-n, Hangzhou-n, Jiaxing-un dhe Nankinin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore