2020-04-02 19:39:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
CMG-ja: "Koha kalon shumë shpejt. Sukeset e arritura në fshatin Yucun kanë konfirmuar se zhvillimi i gjelbër është një rrugë e drejtë." Këto i tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë inspektimit të punës më 30 mars në fshatin Yucun të kontesë Anji të provincës Zhejiang.
Turneu i kësajhershëm i presidentit Xi Jinping në Zhejiang u zhvillua në një periudhë të jashtëzakonshme. Kina jo vetëm që nuk ka lehtësuar parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, por nga ana tjetër ka përshpejtuar rifillimin e punës për të arritur me përpjekje objektivat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të këtij viti duke ndërtuar në mënyrë të gjithanshme shoqërinë komode. Ndër objektivat e zhvillimit, mbrojtja ekologjike është një prej tyre.
Fshati Yucun është një pasqyrë e mbrojtjes së suksesshme ekologjike në Kinë. Para 15 vjetëve, fshatarët e Yucunit zhvilluan ekonominë nëpërmjet nxjerrjes së mineraleve dhe prodhimit të çimentos, por kjo shkaktoi ndotje të rëndë të mjedist. Pas kësaj, fshatarët mbyllën minierën dhe fabrikën e çimentos dhe filluan ta mbrojnë mjedisin për të zhvilluar ekonominë e gjelbër. Më 15 gusht të vitit 2005, në atë kohë sekretar i Komitetit të Partisë të provincës Zhejiang Xi Jinping inspektoi punën në Yucun dhe pohoi veprimin e fshatit. Atje ai paraqiti idenë e zhvillimit "Ujërat e kthjellta dhe malet e gjelbra janë malet e arta e të argjendta".
Pas 15 vjetëve, nëpërmjet zhvillimit të sektorëve të gjelbër, fshati Yucun ka ecur në rrugën e ekonomisë ekologjike. Në vitin 2019, të ardhurat e përgjithshme të fshatit arritën në 279.6 milionë juanë, të ardhurat mesatare për frymë arritën në 49598 juanë. Siç tha Xi Jinping gjatë vizitës së kësajhershme në Yucun, "Zhvillimi i ekonomisë nuk duhet të jetë faktor i shkatërrimit të mjedisit. Mbrojtja e mjedisit ekologjik do të sjellë përfitime."
Shpërthimi i epidemisë ka forcuar më tej idenë e zhvillimit të gjelbër. Para virusit të egër, njerëzit kanë kuptuar thellësisht se për të fituar iniciativën në krizën e ardhshme ekologjike, duhet të ngulin këmbë në idenë e zhvillimit të gjelbër dhe të realizohet bashkëekzistenca harmonike midis njerëzve dhe natyrës. (CMG)