2020-04-01 11:36:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas të dhënave zyrtare, Kina i ka ulur taksat dhe tarifat në një vlerë prej më shumë se 400 miliardë juanësh në dy muajt e parë të këtij viti.
Zëvendëskomisionari i Administratës Shtetërore të Taksave Ren Rongfa tha se qeveria do të vazhdojë të ndihmojë ndërmarrjet për rifillimin e punës dhe prodhimit me anë të një numri politikash preferenciale:
"Ne po punojmë së bashku me Komisionin Regullator të Bankave dhe Sigurimeve për t'i ndihmuar ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjet të kapërcejnë vështirësitë e financimit."
Autoritetet kanë publikuar edhe masat e rikthimit të taksave për ndërmarrjet tregtare të huaja.
Vëllimi i uljes së taksave dhe tarifave do të zgjerohet më tej, pasi nga marsi janë zbatuar politikat e reja që synojnë lehtësimin e barrës së firmave të vogla dhe të të vetëpunësuarve.(Xu Guang)