Kina, e gatshme ta ndihmojë Irlandën kundër COVID-19

2020-04-01 11:26:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang thotë se Kina është e gatshme t'i ofrojë Irlandës ndihmën e nevojshme për të luftuar COVID-19.

Në një bisedë telefonike të martën me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, Li Keqiang-u u shpreh se Kina është e gatshme të lehtësojë prokurimin dhe transportimin e materialeve mjekësore nga Kina për në Irlandë, të forcojë shkëmbimin e përvojave në parandalimin dhe trajtimin e epidemisë dhe të bashkëpunojë në kërkimet mjekësore.

Varadkar-i theksoi nga ana e tij se Kina ka pasur arritje të jashtëzakonshme në luftimin e epidemisë dhe ka ndarë informacionet me komunitetin ndërkombëtar në kohën e duhur. Kjo, sipas tij, meriton respektin e të gjitha vendeve të botës.

Ai gjithashtu e falënderoi Kinën për ofrimin e mbështetjes dhe të ndihmës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore