COVID-19: Asnjë i infektuar nga mbi 40 mijë punonjësit e ndihmës mjekësore në Hubei

2020-04-01 10:22:12 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të shëndetësisë deklaruan se asnjë ndër 40 mijë punonjësit mjekësorë që u dërguan në provincën Hubei për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 nuk u testua pozitiv për këtë virus.

Zyrtarët bënë të ditur gjithashtu se 63 mijë të prekur në këtë provincë janë shëruar dhe se niveli i shërimit e kalon 93 %.

Ndërkohë, afro 1500 të sëmurë pa simptoma janë në vëzhgim mjekësor në mbarë vendin, përfshirë 205 raste me origjinë nga vende të tjera. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore