2020-04-01 10:15:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-s kanë rënë dakord për hartimin e një plani në përgjigje të koronavirusit të ri.
Ministrat zhvilluan të martën një takim virtual pas samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të G20-s më 26 mars.
Ata i ngarkuan grupet përkatëse të punës që ta paraqisin planin gjatë takimit të tyre virtual të caktuar për më 15 prill.
Ata diskutuan gjithashtu rolin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare për të mbështetur tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim midis shpërthimit të COVID-19.