2020-04-01 21:15:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të martën, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi parkun kombëtar të ligatinës Xixi të qytetit Hangzhou dhe qendrën komanduese të administrimit urban për të inspektuar mbrojtjen e ligatinës dhe modernizimin e qeverisjes urbane të Hangzhout.
Pasditen e së martës, presidenti Xi vizitoi së pari parkun e ligatinës Xixi. Pas zbutjes së gjendjes epidemike, parku ka pritur turistët e parë me porosi. Pasi e panë presidentin Xi, turistët e përshëndetën ngrohtësisht duke e ftuar për një shëtitje me barkë.
Parku i ligatinës Xixi është parku i parë kombëtar i ligatinës në Kinë me një sipërfaqe ujore 68%. Në park ka burime të pasura ekologjike dhe mjedis të bukur natyror.
Gjatë inspektimit Xi Jinping tha se ligatina është "veshka e Tokës" dhe duhet të mbrohet ekologjia e saj. Mjedisi ekologjik është baza e turizmit dhe turizmi nuk duhet të zhvillohet duke sakrifikuar mjedisin.
Pas vizitës në parkun Xixi, presidenti Xi shkoi në qendrën komanduese të administrimit urban të Hangzhout për të njohur gjendjen e ndërtimit të "Hangzhou-t digjital", të parandalimit e të kontrollit epidemik dhe të nxitjes së rifillimit të punës nëpërmjet teknologjisë digjitale. Xi Jinping tha se "truri" i qytetit është një masë e rëndësishme për ndërtimin e "Hangzhout digjital". Nëpërmjet modernizimit të qeverisjes urbane me të dhënat e mëdha (Big Data), të sistemit "cloud", inteligjencës artificiale etj., qyteti do të bëhet më i zgjuar.
Para largimit nga qendra komanduese, Xi Jinping u tha punonjësve:
"Tani nuk është koha për lehtësimin e masave të parandalimit e të kontrollit, nuk duhet të zhvillojmë takime. Ne mund të shohim filma në internet. Duhet të ndalohen përkohësisht ndeshjet sportive dhe të kufizohet numri i klientëve në restorant etj. Sot vizitova parkun Xixi, ku zbatohen vizitat me porosi për të kufizuar numrin e turistëve në 30% të nivelit të zakonshëm. Jam i mendimit se këto masa janë të nevojshme, që pasqyrojnë nivelin e qeverisjes së shtetit. Ne duhet të zbatojmë masat kufizuese ose t'i heqim ato sipas ndryshimit të gjendjes, kjo është një aftësi." (Fani)