Kinë: Bizneset elektronike ndërkufitare, rritje të shitjeve gjatë pandemisë

2020-03-31 11:49:41 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori kinez i biznesit elektronik ndërkufitar ka ruajtur prirjen e rritjes, pavarësisht nga epidemia e COVID-19.

Industria e logjistikës është goditur, teksa shumë prej vendeve po kontrollojnë rreptë transportin ndërkufitar, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Për t'i ndihmuar ndërmarrjet në platformën e saj të tregut ndërkombëtar, gjiganti i biznesit elektronik "Alibaba" ka organizuar fluturime të posaçme për rritjen e kapacitetit të transportit ndërkombëtar.

Zhu Jianfeng nga grupi "Alibaba" tha: "Kemi hapur shumë linja të reja të logjistikës drejtpërdrejt për në Evropë dhe tregje të tjera të huaja. Rrjeti ynë i dërgimit 'Cainiao' ka organizuar afro 200 fluturime të posaçme."

Kina ka përkrahur me forca të mëdha tregtinë e jashtme, si pjesë e përpjekjeve për pakësimin e ndikimeve të pandemisë globale.

Autoritetet kanë marrë masa, përfshirë lehtësimin e procedurave të zhdoganimit dhe uljen e interesave të kredive për kompanitë e tregtisë së jashtme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore