2020-03-31 11:34:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti Xi Jinping u shpreh gjatë një inspektimi në provincën Zhejiang, që filloi të dielën, se Kina do të marrë masa për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të goditura nga shpërthimi i COVID-19.
Presidenti kinez vizitoi qendrën e shërbimit të një parku industrial që prodhon pjesë automjetesh të nivelit të lartë në Ningbo, ku bisedoi me drejtuesit e parkut, dhe me përfaqësues të menaxherëve e punonjësve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Xi Jinping tha që janë hartuar një varg politikash, që do të përmirësohen me ndryshimin e situatës, dhe se do të merren masa më të shënjestruara për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të rifillojnë prodhimin dhe të zhvillohen më tej.