Xi Jinping: Lumturia e popullit është prioritet i qeverisë

2020-03-31 21:50:39 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping i cili ndodhet në provincën Zhejiang për një vizitë inspektimi, shkoi në qendrën e ndërmjetësimit të mosmarrëveshjeve shoqërore të kontesë Anji. Xi Jinping theksoi se qeveria zgjidh problemet e ndryshme shoqërore për t'i shërbyer popullit. Realizimi i lumturisë së popullit është prioritet i qeverisë.

Qendra e ndërmjetësimit të mosmarrëveshjeve shoqërore e kontesë Anji përbëhet nga 6 organe si komisioni i disiplinës, gjykata etj. Pas krijimit në qershorin e kaluar, kjo qendër ka pritur mbi 6500 masa popullore duke zgjidhur 91.3% të mosmarrëveshjeve.

Në qendër, Xi Jinping zhvilloi shkëmbime me punonjësit. Ai tha:

"Trajtimi i mosmarrëveshjeve është puna bazë për ruajtjen e stabilitetit shoqëror. Trajtimi si duhet i problemeve të popullit duke kënaqur popullin, vendi ynë do të jetë më i mirë. Qëllimi i qeverisë është shërbimi ndaj popullit. Puna juaj është e zakonshme, por ka rëndësi të madhe."

Duke folur për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë COVID-19, Xi Jinping theksoi:

"Kjo epidemi është një sprovë e madhe ndaj sistemit dhe aftësisë së qeverisjes shoqërore kineze. Sukseset e arritura nuk ndahen nga baza e fortë e administrimit shoqëror. Njëkohësisht duhet të nxjerrim mësime nga epidemia, sukseset e Partisë Komuniste të Kinës vijnë nga marrja pandërprerë e mësimeve dhe korrigjimi pandërprerë i të metave."

Të hënën, Xi Jinping vizitoi edhe fshatin Yucun të kontesë Anji. Para 15 vjetëve, pikërisht në këtë fshat, Xi Jinping paraqiti për herë të parë idenë e zhvillimit "Ujërat e kthjellta dhe malet e gjelbra janë male të arta e të argjendta". Gjatë vizitës së kësajhershme, Xi Jinping ritheksoi se ekonomia nuk duhet të zhvillohet duke sakrifikuar mjedisin ekologjik. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore