Çfarë roli ka luajtur mjekësia kineze në betejën kundër epidemisë?

2020-03-31 20:44:51 CRI Komenti juaj Printoni

Me shtimin e shpejtë të numrit të pacientëve të COVID-19 në botë, është shtuar edhe numri i vendeve që kërkojnë të njohin përvojën kineze në mjekimin e pacientëve me mjekësi kineze.

Të dielën në mbrëmje, CGTN-i i Grupit Mediatik të Kinës transmetoi emisionin e posaçëm "Salla e këshillimit për epideminë globale" ku mjekë të mjekësisë kineze nga fronti i betejës kundër epidemisë i njohën mjekët nga ShBA-ja, Libani, Afganistani, Pakistani dhe Irani me rolin e rëndësishëm të mjekësisë kineze kundër COVID-19.

Drejtori i spitalit të mjekësisë kineze të Pekinit Liu Qingquan u shpreh se 90% e pacientëve me COVID-19 në Wuhan u trajtuan edhe me ilaçe e formula të mjekësisë kineze, e cila luajti një rol të rëndësishëm në mos-shndërrimin e simptomave të lehta në të rënda dhe në uljen e përqindjes së vdekshmërisë nga sëmundja. Ai tha se në spitalin "kabina" Jiangxia u pranuan 564 pacientë me simptoma të lehta. Falë trajtimit me ilaçe tradicionale kineze, asnjë rast me simptoma të lehta nuk u shndërrua në rast me simptoma të rënda dhe nuk pati rishfaqje të sëmundjes pas shërimit tek asnjë nga këta pacientë.

Drejtori Liu u shpreh se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqindja e transferimit nga simptomat e lehta në të rënda dhe përqindja e transferimit nga simptomat e lehta në të rrezikshme janë përkatësisht 13% e 7%, kurse ndër pacientët që u trajtuan me mjekësi kineze, këto dy përqindje janë shumë më të ulëta.

Drejtori Liu shtoi se në teorinë e mjekësisë kineze, sëmundja ngjitëse quhet sëmundje epidemike, kjo tregon se në përgjithësi sëmundjet ngjitëse kanë veçori klinike të njëjta në mbarë botën, prandaj trajtimi me mjekësinë kineze vlen të mësohet nga vendet e tjera. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore