2020-03-30 20:37:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kohët e fundit, një nga revistat më prestigjoze botërore "The Lancet" publikoi një koment në faqen e internetit, ku tregohet rëndësia e unitetit dhe bashkëpunimit në përballimin e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri. Në koment theksohet se bashkësia ndërkombëtare duhet të forcojë frymën e bashkëpunimit për të shmangur gabimet në vendet më të rrezikuara.
CMG-ja botoi një koment lidhur me këtë. Në të thuhet se epidemia është aq e rëndë sa asnjë vend nuk mund të mbijetojë i vetëm dhe bashkësia ndërkombëtare ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim më shumë se kurrë. Nisma e Kinës u pranua plotësisht nga Samiti i Posaçëm i G20-s kundër COVID-19 mbajtur kohët e fundit përmes videos. Nga deklaratat pas takimit mund të shihet se faza e ardhshme e bashkëpunimit të G20-s në luftën kundër epidemisë do të përqendrohet në katër fusha: shkëmbimi i informacionit, sigurimi i furnizimeve mjekësore dhe marrja e një sërë veprimesh urgjente për të punuar së bashku në luftën kundër epidemisë; roli i OBSh-së në bashkërendimin e veprimeve ndërkombëtare anti-epidemike, mbështetja e rolit të organizatave ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara; veprimi kolektiv në fushën ekonomike globale si, mbështetja financiare për të rivendosur rritjen ekonomike botërore; duke ndihmuar vendet sidomos ato të pazhvilluara për përmirësimin e aftësisë së tyre të përballimit.
Padyshim që konsensusi i arritur nga G20-a në përgjigje të Samitit të Posaçëm do ta ndihmojë bashkësinë ndërkombëtare të shfrytëzojë një dritare të dytë të mundësive për të luftuar epideminë.
Aktualisht, drejtimi i bashkëpunimit global në luftën kundër epidemive ka qenë i qartë. Çelësi është se të gjitha palët duhet të zbatojnë rezultatet e samitit si dhe të braktisin plotësisht disa praktika që pengojnë luftën e përbashkët ndërkombëtare kundër COVID-19 dhe të ecin krah për krah njëri-tjetrit. (Vera/Albana)