Xi Jinping-u inspekton Zhejiang-un, inkurajon ndërmarrjet e mesme dhe të vogla

2020-03-30 15:07:39 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping zhvilloi një vizitë inspektimi në provincën Zhejiang. Ai vizitoi terminalin e zonës Chuanshangang të portit Ningbo-Zhoushan dhe qendrën e shërbimeve të pjesëve të automjeteve "Beilundaqi" të qytetit Ningbo, për të shikuar situatën e rifillimit të punës.

Porti Ningbo-Zhoushan është porti me vëllimin më të madh të mallrave në botë për 11 vjet me radhë.

Terminali i zonës Chuanshangang të portit Ningbo-Zhoushan që vizitoi Xi Jinping-u, është terminali i dytë më i madh i kontejnerëvë në botë. Ai luan një rol kyç në ndërtimin e "Një brez, një rrugë". Pas fillimit të epidemisë, zona Chuanshangang e portit Ningbo-Zhoushan ka marrë masa shkencore të kontrollit dhe të parandalimit për të pakësuar ndikimet ndaj punës. Ky port është bërë garancia e stabilitetit të logjistikës së zinxhirit industrial dhe të zinxhirit të furnizimit të tregtisë së jashtme të Kinës.

Qendra e shërbimeve të pjesëve të automjeteve "Beilundaqi" e qytetit Ningbo ka mbi 70 ndërmarrje, ndër të cilat kompania ZDM është një ndërmarrje e vogël që prodhon modele makinash që eksportohen në SHBA, Gjermani, Francë Itali, Japoni etj. Tani kjo kompani ka rifilluar plotësisht punën.

Xi Jinping e vizitoi këtë kompani dhe bisedoi me punëtorët. Ai tha se, në situatën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, duhet të rifillojë aktivisht puna dhe duhet të garantohet shëndeti.

Gjatë shkëmbimeve me përfaqësues të qendrës "Beilundaqi" Xi tha se, në luftën kundër epidemisë, ndërmarrjet e ndryshme do të pësojnë ndikime. Komiteti Qendror i PKK-së ka publikuar një sërë politikash për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla e do të bëjë riplanifikim sipas ndryshimit të gjendjes. Xi theksoi se në këtë inspektim ai do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të këtyre ndërmarrjeve. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore