"The Atlantic": "Shkëputja" e ShBA-së nga Kina, pasoja të rënda

2020-03-30 16:48:04 CRI Komenti juaj Printoni

Më 28 mars, në uebsajtin e revistës amerikane "The Atlantic" u publikua artikulli "Ndarja e Trump-it me Kinën ka pasoja vdekjeprurëse" të gazetarit Peter Beinart. Ndër të tjera në këtë artikull thuhet:

Disa politikanë dhe komentatorë amerikanë kanë thënë se një mësim nga shpërthimi i pneumonisë së koronavirusit të tipit të ri është se Shtetet e Bashkuara duhet të shkëputen nga Kina.

Këto argumente janë saktësisht në të kundërtën e kohës. Mësimi nga kjo epidemi nuk është se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë bashkëpunimin me Kinën, por që Shtetet e Bashkuara duhet të rindërtojnë bashkëpunimin e shëndetit publik me Kinën, të shkatërruar nga administrata e Trump-it.

Bashkëpunimi ShBA-Kinë në trajtimin e sëmundjeve infektive nuk është një fantazi e globalizmit. Historia ka treguar që ai ka qenë shumë i efektshëm.

Kur SARS-i goditi Kinën Jugore në fund të vitit 2002, administrata e Bushit luajti një rol kryesor në reagimin e Pekinit ndaj epidemisë. Deborah Seligsohn, një studiuese e shkencave politike në Universitetin e Vilanovës, ishte përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe shëndetit në ambasadën amerikane në Pekin nga viti 2003 deri në 2007. Ajo i tha gazetarit se, nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ShBA-së dërgoi gjithsej 40 ekspertë për ta ndihmuar Kinën në luftën e saj kundër SARS-it. Amerikanët i ndihmuan kolegët e tyre kinezë "të krijonin regjistra, të gjurmonin kontaktet e ngushta, të bënin izolimin - gjithçka që duhej të bëhej", tha ajo, dhe kjo doli shumë e suksesshme. SARS-i u kontrollua në thelb në Azi. Vetëm 27 amerikanë u infektuan dhe asnjë nuk vdiq.

Gjatë mandatit të dytë të Obamës, Shtetet e Bashkuara dhe Kina e shtrinë këtë bashkëpunim të shëndetit publik në pjesën tjetër të botës. Kur shpërtheu ebola në Afrikën Perëndimore në vitin 2014, personeli amerikan dhe ai kinez punuan së bashku në një laborator të ndërtuar nga Kina në Sierra-Leone dhe shkarkuan së bashku furnizimet e sjella nga një aeroplan transporti kinez në Liberi.

Këto përpjekje të përbashkëta shpëtuan përsëri shumë jetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2016, 28 000 njerëz në Afrikën Perëndimore u infektuan me ebola, shumë më pak se 1.4 milion që kishte parashikuar më parë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ShBA-së. Në fund, vetëm një amerikan vdiq.

Sipas raportit të "Washington Post", në vitin 2018, administrata e Trump-it "pakësoi ndjeshëm" veprimet globale të parandalimit të epidemisë të nisura nga Obama pas krizës së ebolës. Këtë vit, ndërsa ka shpërthyer koronavirusi, Trump po propozon shkurtimin e gjysmës së fondeve të ShBA-së për OBSh-në.

Këto shkurtime kanë sjellë ndikime serioze ndaj nismave amerikane në Kinë. Pas Trump-i u bë president, Qendra Amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit e pakësuan numrin e punonjësve të tyre në Pekin. Fondacioni Kombëtar i Shkencës e ka mbyllur zyrën e tij në Kinë. Huang Zhihuan nga Korporata "Rang" u shpreh se "qeveria e tanishme amerikane mendon se, nëse zhvillohet bashkëpunim me shkencëtarët kinezë, kjo do të forcojë Kinën, gjë që nuk është mirë për ShBA-në, sepse Kina është konkurrente e ShBA-së".

Shkëputja e fortë në problemet e shëndetit publik pengon përpjekjet e qeverisë amerikane për ta njohur koronavirusin e ri.

Tani epidemia e koronavirusit të ri po përhapet shpejt në SHBA dhe bashkëpunimi midis Uashingtonit dhe Pekinit mbetet i rëndësishëm. Drejtori i Qendrës së Sigurisë Shëndetësore të Shkollës së Shëndetit Publik "Bloomberg" të Universitetit "Johns Hopkins" Tom Inglesby tha se marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Kinës në fushën e luftës kundër epidemisë janë të rëndësishme. Ai tha se Kina e kontrolloi epideminë, prandaj duhet të merret mësim nga ajo se si të veprohet.

Kina tani po i dërgon Europës pajisje mbrojtëse, ndërsa stafi mjekësor amerikan ka nevojë për maska, syze, doreza, veshje mbrojtëse dhe termometra. Por me tarifat amerikane blerja e këtyre materialeve është e vështirë. Në këtë situatë, Jim Bankers nga Dhoma e Përfaqësuesve bën thirrje për të ngritur tarifat për t'u hakmarrë ndaj "virusit kinez".

Koronavirusi i ri tregon dy realitete që shkojnë në drejtim të kundërt me botëkuptimin e Trump-it.

Së pari, në këtë botë të ndërlidhur, forcimi i bashkëpunimit global mund të mbrojë më mirë sigurinë e amerikanëve të thjeshtë.

Së dyti, ekulibri i njohurive dhe i forcës po ndryshon. Në vitin 2003, gjatë epidemisë së SARS-it, ShBA-ja ishte mësuese e Kinës. Tani mjekët dhe shkencëtarët amerikanë shpresojnë të dinë se si e luftuan kolegët e tyre kinezë koronavirusin e ri.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore