Posta e shpejtë pritet të ketë rritje dyshifrore sivjet në Kinë

2020-03-30 10:54:07 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i postës së shpejtë i Kinës pritet të ketë një rritje dyshifrore këtë vit për sa i përket vëllimit të pakove.

Një raport i publikuar nga Zyra Shtetërore Postare thotë se në Kinë pritet të dërgohen mbi 74 miliardë pako në vitin 2020, me rritje 18 për qind krahasuar me vjet.

Vitin e kaluar, numri i pakove të dërguara u rrit me 25 për qind, duke arritur në 63 miliardë dhe duke u shtuar me mbi 10 miliardë për dy vjet rresht.

Firmat e dërgesave kanë trajtuar 170 milionë pako në ditë mesatarisht vitin e kaluar, 25 për qind më shumë se në vitin 2018.

Raporti thotë se perspektiva e ardhshme e postës së shpejtë nuk do të ndryshojë, me gjithë uljen e vëllimit të biznesit gjatë Festës së Pranverës dhe epidemisë së koronavirusit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore