2020-03-30 10:35:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping ka zhvilluar një vizitë inspektimi në provincën Zhejiang. Në qendrën e shërbimeve të pjesëve të automjeteve "Beilundaqi" të qytetit Ningbo, Xi Jinping-u shkëmbeu mendime me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Ai tha se, në luftën kundër epidemisë, ndërmarrjet e ndryshme do të pësojnë ndikime. Komiteti Qendror i PKK-së ka publikuar një sërë politikash për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla e do të bëjë riplanifikim sipas ndryshimit të gjendjes. Xi tha se në këtë inspektim ai do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të këtyre ndërmarrjeve. (Çang Çuo)