Kina rrit kapacitetet e transportit ajror të mallrave për të siguruar furnizimin mjekësor global

2020-03-30 09:57:59 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar është shprehur se Kina po rrit kapacitetin ndërkombëtar të transportit ajror të mallrave, për të siguruar që zinxhiri global i furnizimeve mjekësore të funksionojë pa probleme në gjendjen e pandemisë.

Jin Jinghua nga Zyra Postare Shtetërore thotë se shpërndarja e furnizimeve mjekësore dhe e mallrave të përdorimit të përditshëm ka qenë normale. Ai shtoi se shumë firma kineze të shërbimeve të dërgimit kanë shtuar fluturimet për të mbështetur betejën globale kundër shpërthimit të koronavirusit të ri:

"'SF Airlines' i 'SF Express', kompania e dytë postare më e madhe në Kinë pas 'China Post', ka shtuar fluturimet në Evropë, Indi dhe Shtetet e Bashkuara dhe ka kryer 210 fluturime të posaçme për furnizime mjekësore. 'China Postal Airlines' ka shtuar fluturime të posaçme në Rusi e Belgjikë dhe ka kryer 24 fluturime të posaçme për të ofruar furnizime antipandemike, duke transportuar 42 mijë pako me peshë rreth 292 tonë ".

Jin Jinghua thotë se edhe rrjeti i shpërndarjes i "Alibaba"-s, "Cainiao", po planifikon të shtojë 200 aeroplanë të posaçëm për të ndihmuar në transportimin e furnizimeve mjekësore.

Sipas tij, Kina do të vazhdojë të shtojë fluturimet e posaçme dhe të hapë rrugë të reja ajrore, për të siguruar transportin ndërkufitar të furnizimeve mjekësore dhe të mallrave të përdorimit të përditshëm.

Tani fluturimet e avionëve të trasportit ndërkombëtar të mallrave në pronësi vendëse dhe të huaj në Kinë arrijnë gjithsej 930 në javë, afër nivelit të regjistruar para shpërthimit.(Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore