Veprime të shpejta për bashkëpunimin global kundër epidemisë

2020-03-29 13:03:59 CRI Komenti juaj Printoni

"Në këtë moment kritik, duhet t'i përballojmë drejtpërdrejt sfidat dhe të ndërmarrim veprime të shpejta!" Kështu u shpreh kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në samitin e posaçëm kundër COVID-19 të organizuar në mbrëmjen e 26 marsit.

Para këtij samiti, presidenti kinez Xi bëri 26 bisedime telefonike me 22 udhëheqës të vendeve të tjera dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Në të njëjtën kohë, Kina u ofroi ndihmë brenda mundësive vendeve përkatëse. Deri tani, qeveria kineze u ka ofruar 89 vendeve dhe 4 organizatave ndërkombëtare ndihmë urgjente, si edhe i ka dhënë 20 milionë dollarë amerikanë OBSh-së për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19. Pushteti vendor, ndërmarrjet dhe organizatat joqeveritate kineze u kanë ofruar gjithashtu ndihmë vendeve ku gjendja e epidemisë është serioze.

Në këtë moment, koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, i propozuar nga Kina, është më i sinqertë dhe më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Vendet e G20-s duhet të ndërmarrin veprime të shpejta për të vënë në zbatim mendimet unanime të arritura në këtë samit, duke dhënë kontribut për luftën kundër epidemisë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore