2020-03-28 10:27:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Në gjendjen e tanishme, Kina dhe ShBA-ja duhet të bashkohen për të luftuar epideminë," vuri në dukje Xi Jinping në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të premten.
Kjo bisedë telefonike është bërë në dy sfonde: ShBA-ja po përballon gjendjen serioze epidemike, ndërsa disa politikanë amerikanë e kanë politizuar parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke përbaltur Kinën, gjë që ka dëmtuar përpjekjet e bashkëpunimit Kinë-ShBA kundër epidemisë dhe ka sjellë pengesa të shumta për marrëdhëniet kino-amerikane dhe parandalimin e epidemisë të botës.
Në një sfond të tillë, kjo bisedë telefonike ka rëndësi të veçantë, si edhe është një reagim për thirrjen e samitit të posaçëm të G20-s për shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në bisedë, Xi, duke iu përgjigjur pyetjeve të Trumpit, paraqiti hollësisht masat e Kinës kundër epidemisë, duke u shprehur që Kina e kupton gjendjen e vështirë të ShBA-së dhe është e gatshme të ndajë të gjitha përvojat e informacionet dhe të ofrojë mbështetje brenda mundësive.
Kjo tregon shpirtin humanitar të Kinës dhe konceptin e saj për bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. Kina kundërshton sulmet dhe përbaltjet nga disa politikanë amerikanë, por mban qëndrim ngushëllues për vuajtjet e popullit amerikan.
"Populli kinez shpreson sinqerisht që ShBA-ja ta kontrollojë sa më parë përhapjen e epidemisë dhe të pakësojë dëmet ndaj popullit amerikan," ka thënë Xi.
Vlen të përmendet që gjatë bisedës, Trumpi i vlerësoi mendimet dhe propozimet e Xi Jinping-ut në samitin e G20-s dhe u shpreh që do t'u kushtojë vëmendje nga afër punëve përkatëse, për të garantuar që të dyja vendet të mënjanojnë mosmarrëveshjet dhe të fokusohen te lufta kundër epidemisë. Ai e falënderoi Kinën për materialet mjekësore dhe u shpreh që ShBA-ja do të mbrojë mirë shtetasit kinezë dhe studentët kinezë në ShBA.
Këto fjalë janë pozitive dhe njerëzit po presin që ShBA-ja të marrë veprime të shpejta konkrete për të zhdukur "virusin politik" dhe për të krijuar kushte të mira për luftën e përbashkët kundër epidemisë.