Kina dënon përpjekjet për ta etiketuar përsëri COVID-19 si "virusi i Wuhan-it"

2020-03-27 11:01:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka dënuar edhe një herë përpjekjet për ta lidhur koronavirusin e ri me një vend apo qytet të caktuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang e bëri këtë komente pasi sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e quajti përsëri COVID-19 si "virusi i Wuhan-it" gjatë videokonferencës së G7-s.

Geng theksoi se një formulim i tillë nuk ndihmon për bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë:

"Nuk është e moralshme që një politikan as nuk e ka përdorur fuqinë e vet për të parandaluar e kontrolluar shpërthimin në vendin e tij dhe as nuk ka ndihmuar në krijimin e një atmosfere për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë."

Zëdhënësi shtoi se veprimet që përpiqen të largojnë vëmendjen dhe të heqin përgjegjësinë duke stigmatizuar përpjekjet e Kinës kundër pandemisë, duhet të ndalen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore