G20-ja injekton 5 trilionë dollarë në ekonominë globale kundër COVID-19

2020-03-27 10:33:19 CRI Komenti juaj Printoni

G20 shpalli të enjten se Grupi i 20 Vendeve (G20) po merr masa të fuqishme dhe të shpejta, si injektimi i mbi 5 trilionë dollarëve amerikanë në ekonominë globale për të përballuar epideminë e COVID-19 dhe ndikimet e saj.

Samiti i posaçëm i G20-s u zhvillua të enjten në mënyrën e videokonferencës. Në deklaratën e publikuar pas takimit, liderët pjesëmarrës bënë të ditur që po marrin masa të shpejta dhe të fuqishme për të mbështetur ekonominë, punonjësit dhe ndërmarrjet, posaçërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si edhe mikrondërmarrjet. "Ne po injektojmë mbi 5 trilionë dollarë amerikanë në ekonominë globale, që do të përdoren si pjesë e politikave fiskale, masave ekonomike dhe programeve garantuese, me synim që të eliminohen ndikimet shoqërore, ekonomike e financiare nga pandemia," thotë deklarata.

Sipas deklaratës, G20-ja premton që do të përdoren të gjitha mjetet e mundshme dhe do të pakësohen në mënyrë maksimale dëmet ekonomike dhe shoqërore të kësaj pandemie.

G20-ja mbështet bankat qendrore të marrin masa të posaçme për të stabilizuar gjendjen financiare dhe për të shtuar likuiditetin në tregun botëror.

Krahas këtyre, G20-ja do të përpiqet të garantojë qarkullimin normal të materialeve mjekësore, bujqësore e shërbimeve përkatëse dhe do të përpiqet të zgjidhë problemin e ndërprerjes së zinxhirit global të furnizimit.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore