Pandemia, Kina pezullon hyrjen e të huajve

2020-03-27 10:28:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të hyrjes së shtetasve të huaj me viza të vlefshme kineze ose leje qëndrimi.

Sipas autoriteteve, vendimi, që do të hyjë në fuqi të shtunën, është marrë për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19 në të gjithë botën.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se hyrja nga shtetasit e huaj me Kartat e Udhëtimit të Biznesit të APEC-ut do të pezullohet gjithashtu.

Sidoqoftë, hyrja me viza diplomatike, shërbimi, kortezie ose viza C nuk do të ndikohet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore