Kinë: Mbi 70 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme rifillojnë punën

2020-03-27 10:15:36 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 70 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Kinës kanë rifilluar punën, ndërsa vendi përpiqet për një rimëkëmbje ekonomike pas shpërthimit.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë mbajtën barrën e shpërthimit, pasi vendi pezulloi shumicën e veprimtarive ekonomike për të zvogëluar rreziqet e infeksionit.

Të dhënat nga Shoqata Kineze për Ndërmarrjet Tregtare të Vogla dhe të Mesme tregojnë se të ardhurat e rreth 60 për qind të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendase do të përgjysmohen në tremujorin e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Por tani situata ka filluar të marrë një kthesë pozitive.

Qin Zhihui nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit thotë:

"Sipas shifrave, niveli i rifillimit të punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme arriti në 72 për qind të martën, 42 për qind më shumë se një muaj më parë."

Që nga shkurti, Kina ka shpallur mbi 20 politika mbështetëse për të ndihmuar në lehtësimin e ndikimit të epidemisë ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke ulur ose hequr taksat dhe tarifat administrative, dhe duke pakësuar normave e interesit të kredive.

Mrekulli
Lajmet Kryesore