Kina u ka ofruar ndihmë afro 90 vendeve për të luftuar koronavirusin

2020-03-27 10:00:36 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina ka ofruar mbështetje për rreth 90 vende dhe katër organizata ndërkombëtare, ndërsa është ende duke luftuar sëmundjen e koronavirusit të ri brenda vendit.

Nënkryetari i Agjencisë për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Kinës Deng Boqing thotë se Kina po harton planin e saj të ri të ndihmës:

"Marrësit e ndihmës përfshijnë vendet që janë goditur rëndë nga epidemia dhe vendet me sistem të dobët të shëndetit publik e aftësi të dobët të kontrollit të epidemisë, si edhe organizata ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Bashkimi Afrikan dhe Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore."

Deng-u shtoi se Kina i dhuroi 20 milion dollarë amerikanë Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai gjithashtu tha se shumë qeveri vendore kineze, ndërmarrje, institucione joqeveritare dhe individë kanë marrë pjesë në këtë fushatë ndihme, që përfshin pajisje dhe teknologji mjekësore.

Kina ka dërguar ekipe ekspertësh në një numër vendesh, si Italia, Serbia dhe Irani, duke shkëmbyer përvojë dhe duke dhënë sugjerime për diagnostikimin dhe trajtimin.

Më shumë se 500 000 raste të COVID-19 janë raportuar globalisht deri tani, ndërsa virusi ka prekur rreth 200 vende dhe rajone.

Mrekulli
Lajmet Kryesore