2020-03-27 20:41:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Universiteti Johns Hopkins njoftoi se në ShBA numërohen mbi 85 mijë raste të konfirmuara me COVID-19. Sipas Universitetit, numri i të infektuarve në ShBA ka lënë pas Kinës, duke u bërë vendi më i prekur me COVID-19 në botë.
Italia ka regjistruar mbi 6100 raste të reja në 24 orët e fundit, rritja më e madhe në pesë ditët e fundit.
Më poshtë jepen përditësimet më të fundit mbi rastet e konfirmuara në vendet më të goditura në botë me COVID-19 nga Qendra për Shkencë dhe Inxhinieri e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins.
Vendi Rastet e Konfirmuara
Bota 537,808
ShBA-ja 85,991
Kina 81,828
Italia 80,589
Spanja 57,786
Gjermania 47,278
Franca 29,567
Irani 29,406
Zvicra 11,811
Britania 11,813
Koreja e Jugut 9,332
Stacioni Qendror i Nju Jorkut me shumë pak njerëz (26 mars)