2020-03-27 20:16:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se Kina mirëkupton vështirësinë e tanishme të ShBA-së në epideminë e COVID-19 dhe është e gatshme të ofrojë përkrahje brenda mundësive të saj.
Gjatë një telefonate me homologun e tij amerikan, Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët, përfshi Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër pandemisë COVID-19. Kina do të vazhdojë të sigurojë informacione në lidhje me pandeminë dhe do ta ndajë pa rezerva me komunitetin ndërkombëtar përvojën e saj të parandalimit, kontrollit dhe trajtimit të epidemisë.
Presidenti Donald Trump tha se do të marrë hapa për të siguruar një bashkëpunim të qetë midis dy vendeve në luftën kundër virusit.
Trump tha se ShBA-ja është mirënjohëse për sigurimin e furnizimeve mjekësore nga Kina në ndihmë të luftës kundër epidemisë COVID-19.
Ai gjithashtu u zotua të mbrojë shtetasit kinezë në Shtetet e Bashkuara. (Albana)