Mbledhja e ministrave të jashtëm të G7-s, nuk pranohet emërtimi "virusi i Wuhan-it" i propozuar nga Pompeo

2020-03-26 12:56:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas agjencisë së lajmeve "Associated Press", në mbledhjen e ministrave të jashtëm të G7-s të mërkurën, nuk u arrit konsensus që të quhet Kina origjina e koronavirusit të ri. Në këtë videokonferencë, ministrat e jashtëm të 7 vendeve ranë në një mendje që të bashkëpunojnë për të penguar transmetimin e COVID-19. Por, kur sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo propozoi që virusi të quhet "virusi i Wuhan-it", palët evropiane nuk pranuan. Në fund, nuk u shpall asnjë deklaratë e përbashkët në këtë mbledhje.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore