OBSh-ja: Mbi 400 mijë raste të COVID-19 janë raportuar në mbarë botën

2020-03-26 11:37:12 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se mbi 400 mijë raste të COVID-19 janë raportuar në mbarë globin deri tani.

Mbi 18 mijë veta kanë humbur jetën, si pasojë e përhapjes së virusit në afro 200 vende e rajone të botës.

Mbi 240 mijë raste janë raportuar nga gjashtë vendet që janë prekur më rëndë.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje të gjitha vendeve të marrin masa të mëtejshme për të luftuar kundër pandemisë.

"Ky është një virus i rrezikshëm dhe ne e kemi paralajmëruar botën se hapësira e mundësisë (për ta frenuar) po ngushtohet dhe koha e veprimit ishte në fakt një a dy muaj më parë. Këto janë fjalët që kemi thënë. Por besojmë prapëseprapë se ende ka mundësi. Mendoj se nuk e shfrytëzuam si duhet rastin e parë, por po e them në mesazhin e sotëm, po e bëj të qartë se tani është rasti i dytë që nuk duhet ta humbim," theksoi kreu i OBSh-së. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore