Kina shpreson që samiti i G20-s të japë sinjale pozitive

2020-03-26 11:24:11 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënës i MPJ-së kineze Geng Shuang thotë se Kina po pret një sinjal pozitiv nga samiti i posaçëm i G20-s mbi epideminë e COVID-19.

Ai shtoi se samiti i së enjtes është një mundësi për të gjitha palët që të diskutojnë veprimet e përbashkëta.

"Kina pret që samiti i posaçëm të dërgojë një sinjal pozitiv për shtimin e solidaritetit, për të punuar së bashku për përballimin e epidemisë, për të stabilizuar ekonominë, për të arritur konsensus dhe për të ndërmarrë veprime. Kina është e gatshme të punojë me anëtarët e G20-s për ta nxitur samitin të arrijë rezultate pozitive," tha Geng Shuang-u.

Samiti do të jetë videotakimi i parë i udhëheqësve në historinë e G20-s.

Në të do të marrë pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping.

Mrekulli
Lajmet Kryesore