Trump-i: Nuk do ta përdor më shprehjen "virusi kinez"

2020-03-26 11:21:57 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë një interviste ditët e fundit, presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se ai vendosi të mos e përdorë më shprehjen "virusi kinez". Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të mërkurën se pala kineze kundërshton me vendosmëri qëndrimin e stigmatizimit të Kinës dhe shpreson se pala amerikane do të përpiqet bashkërisht me palën kineze dhe bashkësinë ndërkombëtare për përballimin e sfidës së epidemisë dhe mbrojtjen e sigurisë së shëndetit publik global.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp, Geng Shuang-u tha:

"Pala kineze e ka shtjelluar më se një herë qëndrimin e vet për burimin e virusit dhe ka shprehur kundërshtimin e vendosur për stigmatizimin e Kinës. Ky qëndrim i Kinës nuk ndryshon. Virusi nuk njeh kufi dhe racë. Vetëm me përpjekjet e përbashkëta të njerëzimit do të fitojmë në luftën kundër tij." (Wang Lei/Foto nga AP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore