2020-03-26 11:06:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Liderët e Senatit të ShBA-së dhe administrata e Trump-it kanë arritur një marrëveshje mbi një paketë stimuluese prej 2 trilionë dollarësh për ta shpëtuar ekonominë nga ndikimi i koronavirusit.
Ky legjislacion i paparë në përmasën dhe sferën e mbulimit, synon që ta nxitë ekonominë me kapitale nëpërmjet dhënies së çeqeve për qytetarët amerikanë, krijimit të një programi të huadhënies për bizneset e vogla dhe krijimit të një fondi për industritë, qytetet dhe shtetet.
Dispozitat e tjera përfshijnë një përkrahje masive për sigurimet e papunësisë, si dhe ndihmën për qeveritë shtetërore e lokale dhe spitalet.
Paketa po kalon në Kongres pa dëgjesa publike ose një rishikim zyrtar, por është e paqartë se sa efikase do të jenë masat për të penguar rënien e papritur të ekonomisë.(Xu Guang)