Kina krijon lehtësi për blerjen e materialeve mjekësore nga bizneset e huaja

2020-03-26 10:17:26 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të mërkurën në Pekin se tani, krahas plotësimit të kërkesës së brendshme, Kina po përpiqet të krijojë lehtësi për blerjen e materialve mjekësore nga bizneset e huaja. Ai bëri të ditur se palët blerëse prej shumë vendeve kanë nënshkruar me ndërmarrjet kineze marrëveshje blerjeje, kryesisht për reagentë diagnostikues, maska, veshje mbrojtëse dhe syze mbrojtëse.

Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse në një konferencë për shtyp, Geng Shuang tha se, pas shpërthimit të epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri, pala kineze ka qenë për mbrojtjen e ekonomisë së hapur botërore bashkërisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe për mbrojtjen e stabilizimit të zinxhirit të furnizimit dhe të prodhimit global.

"Nuk kemi marrë asnjë masë kufizuese për tregtinë e jashtme dhe kemi inkurajuar ndërmarrjet përkatëse të zgjerojnë gradualisht eksportin. Me sa di unë, deri më sot bizneset nga Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Brazili, Britania, Brunei, Çekia, Greqia, Hungaria, Italia, Japonia, Katari, Meksika, Portugalia, Rusia, Serbia, Turqia dhe Xhibuti kanë nënshkruar marrëveshje për blerjen e reagentëve disgnostikues, maskave, veshjeve mbrojtëse dhe syzeve mbrojtëse," tha Geng Shuang-u.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi më tej se, krahas krijimit të lehtësirave bizneseve të huaja për blerjen e materialeve mjekësore, pala kineze i ka ofruar aktivisht OBSh-së materiale të mbrojtjes mjekësore, në përkrahje të luftës kundër epidemisë në vende të tjera, duke nënshkruar marrëveshje me këtë organizatë për furnizimin me kontingjentin e parë të produkteve. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore